Hapësire reklamuese

Aktualitet

I shpëtoi atentatit në Shkodër, Selami Brahimi: Mund të më kishin qëlluar në kokë

Shkruar nga Newsbomb

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e së enjtes në Shkodër, në lagjen “ Xhabije”, ku Selami Brahimi mbeti i plagosur pas një breshëri plumbash ndaj tij. Teksa ndodhej brenda automjetit “Citroen C3”, persona të paidentifikaur qëlluan në drejtim të tij duke e lënë të plagosur.

Në dëshminë e dhënë para hetuesve mësohet se Brahimi ka mohuar të ketë konflikte me ndonjë person dhe se në momentin që është qëlluar nuk ka arritur të shohë autorët. Ai ka treguar me detaje dhe momentin kur autorët e qëlluan dhe sipas asaj që Brahimi ka deklaruar nëse nuk do të ishte kthyer, atëhere plumbi do e kishte kapur në kokë, që fatkeqësisht mund të kishte rezultuar dhe fatal.

Selami Brahimi Selami Brahimi

“Unë sapo lashë mbesën time tek një punonjës që është afër picerisë. Sapo jam ulur poshtë më kanë qëlluar. Kam shpëtuar për mrekulli sepse në atë moment jam kthyer dhe plumbi më kapi fytyrën sepse ndryshe mund të më kishin qëlluar në kokë. Nuk kam arritur që të shoh asgjë. Nuk kam asnjë problem me askënd dhe nuk e di kush mund të jenë autorët. Po ashtu nuk kam arritur që të shoh asnjë makinë apo mjet tjetër të autorëve. Nuk kam pasur asnjë kërcënim apo problem ndaj nuk e kam idenë se kush më ka qëlluar dhe për çfarë arsye”, mësohet të ketë thënë i plagosuri.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi ditën e djeshme në në Shkodër, në lagjen “Xhabije”. Selami Brahimi u qëllua me breshëri plumbash teksa ndodhej brenda automjetit të tij “ Citroen C3”. Fatmirësisht si pasojë e të shtënave Brahimi mbeti i plagosur lehtë. Zona ku ndodhi ngjarja ka qenë mjaft e populluar në atë orar dhe njerëzit kanë vrapuar të tmerruar ku të mundnin.

Lexo edhe: Të shtënat me armë në Shkodër, Policia: U plagos shoferi, autorët janë larguar!

Ky shtetas nuk rezulton të jetë i skeduar nga Policia e Shtetit dhe hetuesit janë duke hetuar për çdo pistë të mundshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese