Tirana
scattered clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
65 %
1kmh
40 %
Mër
38 °
Enj
39 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
29 °
E mërkurë, 4 Gusht, 2021

I shpërthyen makinën me tritol te ‘Komuna e Parisit’, Meta thirrje institucioneve: Mbroni prokurorin Arjan Muça!

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

cae0ef216306fd6cdac7cf56897f58d3

Presidenti Ilir Meta kërkon nga institucionet ligjzbatuese që t’i sigurojnë mbrojtje të posaçme prokurorit Arjan Muça, makina e të cilit u hodh në erë dy ditë më parë me tritol, te Komuna e Parisit.

Sipas Metës, të gjithë institucionet duhet të angazhohen maksimalisht që të zbardhin ngjarjen dhe të gjejnë autorët. Presidenti e cilëson “akt kriminal” tritolin ndaj makinës së Muçës.

“Dënoj me forcë aktin kriminal ndaj funksionarit të sistemit të drejtësisë, Prokurorit Arjan Muça. Duke mbështetur plotësisht vendimmarrjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për sigurinë e tij, u kërkoj institucioneve të ngarkuara nga ligji të garantojnë mbrojtjen e posaçme për Prokurorin Muça dhe familjen e tij.

Organi i akuzës dhe të gjithë agjencitë ligjzbatuese e të sigurisë duhet të angazhohen maksimalisht për të zbardhur sa më parë ngjarjen dhe identifikuar autorët. Çdo sulm apo intimidim ndaj funksionarëve të Drejtësisë duhet të marrë ndëshkimin më të ashpër ligjor”, shkruan Meta.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img