Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
77 %
1.5kmh
75 %
Hën
22 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
17 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

I shpërtheu eksplozivi, ngjarja me motiv hakmarrjen, vëllai i të plagosurit vrau kushëririn 3 vite më parë

spot_img

Lajme të ngjashëm

c1a09d9ffc50c83d337eff109402d137

Një 27-vjeçar në Gjirokastër u plagos rëndë sot pas shpërthimit të një lëndë eksplozive.

I plagosuri është identifikuar si Vitjon Lluka.  Policia bëri me dije se 27-vjeçari është plagoosur teksa ishte duke kullotur gjedhët.

Ndërkohë, sipas grupit hetimor ngjarja nuk ishte aksidentale, por ka si votiv hasmërinë. 

Vitjon Lluka ka vështruar një objekt të çuditshëm të mbështjellë me letër dhe është ulur për ta hapur dhe menjëherë ka shpërthyer. Lluka është plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin e Gjirokastrës nga familjarët e tij. Ndërhyrja kirurgjikale ka qenë e menjëhershme aq sa mund të ndërhyhej pasi dëmtimi ishte shumë i madh.

Si pasojë e shpëtimit fytyra e 27-vjeçarit është deformuar aq sa ka spostuar edhe pjesën e poshtme të nofullës. Ndërsa gjendja e tij ishte tejet kritike, në Gjirokastër ka mbërritur edhe helikopteri me të cilin e kanë transportuar për mjekim më të specializuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Ndërkohë, dyshohet se kjo ngjarje ka motiv hakmarrjen e një vrasjeje që ka ndodhur më 23 mars të 2016 në Kthesën e fshatit “Andon Poci” ku autor ka qenë Enrik Lluka, vëllai i Vitjon Llukës.

Enrik Lluka në 23 mars 2016, ka qëlluar me armë zjarri ndaj kushëririt të dytë të tij, Dorian Lluka i cili humbi jetën dhe Bilbil Llukës që ngeli i plagosur. Ndërkaq, Enrik Lluka nuk është arrestuar ende.

Njoftimi paraprak i policisë:

“Më datë 25.02.2019,  në vendin e quajtur “Hani” (kullotë)  Subash,  shtetasi V.LL, duke ruajtur gjedhët , dyshohet të jetë dëmtuar me lëndë plasëse, i cili  është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë,”-raportoi policia.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave  të ngjarjes.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img