Hapësire reklamuese

Aktualitet

I shpallur në kërkim prej një viti, arrestohet 52-vjeçari nga Kukësi

Shkruar nga Newsbomb
I shpallur në kërkim prej një viti, arrestohet 52-vjeçari

Një 52-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kukësit, pasi ishte i shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Në pranga ka rënë shtetasi F. A., 52 vjeç, banues në fshatin Brekije. 52-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi akuzohet se posedonte bashkë me vëllanë e tij, shtetasin P. A. dhe me shtetasin F. K., të dy të arrestuar nga Policia, në kuadër të operacionit “Cooperation", më datë 20 korrik 2022, 1 kilogram lëndë eksplozive, 6 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe sasi municioni luftarak, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan nga Policia, ditën e operacionit.

Njoftimi i policisë së Kukësit:

Kontrolle intensive në kuadër të megaoperacionit "Sundimi i ligjit", për lokalizimin dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Bashkëposedues i 1 kilogrami lëndë eksplozive, 6 kilogramëve cannabis sativa dhe një sasie municioni luftarak, kapet dhe vihet në pranga 52-vjeçari i shpallur në kërkim.

Lënda eksplozive, droga dhe municioni u gjetën nga Policia, më datë 20 korrik 2022, si rezultat i operacionit “Cooperation". Gjatë tij u arrestuan vëllai i 52-vjeçarit dhe një 36-vjeçar, bashkëpunëtorë në këto veprimtari kriminale.

Si rezultat i kontrolleve të mbështetura te informacionet nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacionit "Sundimi i ligjit", specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin F. A., 52 vjeç, banues në fshatin Brekije.

52-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi akuzohet se posedonte bashkë me vëllanë e tij, shtetasin P. A. dhe me shtetasin F. K., të dy të arrestuar nga Policia, në kuadër të operacionit “Cooperation", më datë 20 korrik 2022, 1 kilogram lëndë eksplozive, 6 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe sasi municioni luftarak, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan nga Policia, ditën e operacionit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese