Hapësire reklamuese

Aktualitet

I shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet 29-vjeçari tek “Ura e Matit” (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
I shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet 29-vjeçari

Një 29-vjeçar i shpallur në kërkim për “vjedhje” ka rënë në prangat e Policisë së Lezhës.

Në pranga ka rënë shtetasi E.D., 29 vjeç, banues në Mirditë.  29-vjeçari ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprën penale "Vjedhja", e kryer në bashkëpunim.

Më datë 06.07.2021, në fshatin Vorrozen, Kavajë shtetasi E.D., në bashkëpunim me shtetasin D.B., i arrestuar më parë, dyshohet të kenë vjedhur mjetin shtetasit S.B., banues në Kavajë.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Një tjetër i kërkuar bie në prangat e Policisë.

Kapet nga shërbimet e Policisë Rrugore 29-vjeçari, i shpallur në kërkim për veprën penale "Vjedhja", e kryer në bashkëpunim.

Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas në kërkim po lëvizte me mjet në drejtim të Lezhës, Policia Rrugore e Lezhës ka mirëorganizuar punën duke bërë të mundur që në vendin e quajtur "Ura e Matit ", Milot  , bllokimin e mjetit tip "Volksëagen ", si dhe ndalimin e drejtuesit të mjetit, shtetasin:

E.D., 29 vjeç, banues në Mirditë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprën penale "Vjedhja", e kryer në bashkëpunim.

Më datë 06.07.2021, në fshatin Vorrozen, Kavajë shtetasi E.D., në bashkëpunim me shtetasin D.B., i arrestuar më parë, dyshohet të kenë vjedhur mjetin shtetasit S.B., banues në Kavajë.

Veprimet e mëtejshme për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës do të kryhen nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.