Hapësire reklamuese

Aktualitet

I shpallur në kërkim për trafikim droge, arrestohet 28-vjeçari në Mat (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
I shpallur në kërkim për trafikim droge, arrestohet

Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Matit, pasi ishte i shpallur në këkrim për trafikim të lëndëve narkotike.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë Erjul Menga banues në Fushë-Krujë.

Gjykata e Shkallës së Parë Mat, këtë shtetas e ka dënuar  me 5 vjet burg,  për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Prodhim e shitje e lëndëve narkotike",i cili  në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë të arrestuar më parë janë kapur në flagrancë duke punuar në një parcelë të cilët  kishin mbjellur bimë narkotike.

Njoftimi i policisë Mat:

Në vijim të operacionit policor të koduar "Stojani", kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim i dënuar me 5 vjet burg.

Gjatë operacionit të zhvilluar në muajin gusht 2020 janë vënë në pranga dhe 3 shtetas të tjerë për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Prodhim dhe shitja e narkotikëve" të kryera në bashkëpunim.

Në vijim të operacionit policor  të koduar "Stojani", për kapjen e autorit të katërt të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni,  mbi bazën e informacioneve të grumbulluara në rrugë policore për vendodhjen e  tij, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Fushë-Krujë, kanë organizuar punën dhe si rezultat gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

E. M.,  28 vjeç, banues në Fushë-Krujë.

Gjykata e Shkallës së Parë Mat, këtë shtetas e ka dënuar  me 5 vjet burg,  për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Prodhim e shitje e lëndëve narkotike",i cili  në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë të arrestuar më parë janë kapur në flagrancë duke punuar në një parcelë të cilët  kishin mbjellur bimë narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu