Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
42 %
1.5kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
34 °
Pre
33 °
E hënë, 2 Gusht, 2021

I shpallur në kërkim për trafik droge, flet Agustin Deda: Kam 3 vite jashtë Shqipërisë, punoj në ndërtim

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia jonë në bashkëpunim me SPAK dhe autoritetet fqinje të Italisë kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit të koduar “Shpirti”, si rezultat i të cilit kanë rënë në pranga shumë persona.

Një prej tyre është dhe Agustin Deda, i cili ka qenë shoqërues i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

I shpallur në kërkim për trafik droge, Agustin Deda thotë për News24 se ai është i shokuar nga akuzat e SPAK, pasi kurrë nuk është marrë me trafik droge, madje ka 3 vite që punon në ndërtim jashtë Shqipërisë.

Agustin Deda: Unë jam i shokuar nga akuzat që ka ngritur SPAK ndaj meje, sepse unë kam 3 vite që nuk ndodhem në Shqipëri. Por do vij aty dhe do përballem me drejtësinë, pasi unë nuk kam gisht, nuk jam pjesë e asnjë grupi kriminal dhe nuk kam marrë pjesë në aktivitete kriminale. S’kam bashkëpunuar me askënd për trafik droge. Unë do vi të dorëzohem që të sqaroj pozicionin tim. S’kam frikë nga askush dhe nuk kam asgjë për të fshehur. Unë punoj në ndërtim jashtë vendit.

LEXO EDHE: Furnizonin me drogë Italinë, Malin e Zi dhe Spanjën, EMRAT: Këta janë 28 shqiptarët e arrestuar sot nga SPAK dhe oficerët e Antimafias italiane

INTERVISTA:

Pyetje: Sa vite keni punuar me Saimir Tahirin?

Deda: Kam qenë pjesë e grupit të shoqërimit të Saimir Tahirit për 3 vite e gjysmë, bashkë me Hekuran Markun, të cilin e kam mik.

Pyetje: A e njihni shtetasin Eltjon Bregu, për të cilin SPAK thotë se ju keni bashkëpunuar për trafikimin e mbi 1 mijë kg hashash?

Deda: Eltjon Bregun e njoh si mashtruesin më të madh në Shqipëri, i cili ka përfituar jo vetëm në emrin tim, por edhe të shumë personave të tjerë. Kemi punuar me të në Kombinat. Unë nuk kam e shok dhe nuk kam pasur lidhje direkte me të, por di që më herët ka qenë në burg.

Pyetje: Po me shtetasit Ferhat Ajdini dhe Seferi a keni pasur njohje dhe kontakte, pasi ato janë dy skafistët që kanë dëshmuar kundër jush?

Deda: Nuk i njoh dhe as nuk e kam idenë kush janë ata. Ju takon atyre të sqarojnë pozicionin tim dhe të vërtetën. Nuk kam bërë asgjë dhe nuk jam përfshirë në aktivitet kriminal. U tërhoqa nga puna, për shkak të sulmeve që nisën ndaj meje. Unë jam demoralizuar edhe kur u akuzua Tahiri, u shkatërrova. Jam duke punuar në ndërtim jashtë vendit për të siguruar të ardhura për familjen time, pasi jam baba i një djali.

Pyetje: Si i cilësoni akuzat?

Deda: Janë akuza të pabaza. Jam i pastër dhe nuk kam bashkëpunuar kurrë me askënd për të trafikuar drogë. Na bënë neve më të fortë se Edi Rama dhe këto janë sulmet për të rënduar pozitën e Saimir Tahirit. Duke përmendur emrat tonë, po shmangin vëmendjen nga zyrtarë policie apo persona të tjerë të përfshirë në veprimtari kriminale.

Pyetje: A do t’i dorëzoheni drejtësisë?

Deda: Do të dorëzohem të sqaroj pozicionin tim, sepse nuk kam asgjë për të fshehur dhe nuk kam frikë nga askush. Dua të jetoj i lirë në Shqipëri, ku kam kontribuar.

Më shumë

spot_img
spot_img