Është arrestuar një 30-vjeçar në Kamëz pasi ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasje dhe armëmbajtje paleje.
Prej disa muajsh 30-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi gjatë një konflikti me disa persona, ka tentuar të qëllojë me armë zjarri njërin prej tyre.
Njoftimi:
Kapet dhe vihet në pranga, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, një 30-vjeçar i kërkuar për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar "Sundimi i ligjit", bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat, u kap në rrugën "Skënderbeu" dhe u vu në pranga shtetasi G. K.(L)., 30 vjeç, banues në Kamëz.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Vrasja", mbetur në tentativë dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".
Në vitin 2023, 30-vjeçari është konfliktuar me disa shtetas dhe gjatë konfliktit ka tentuar të qëllojë me armë zjarri njërin prej tyre. Megaoperacioni "Sundimi i ligjit" vazhdon.