Tirana
scattered clouds
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
75 %
3.1kmh
40 %
Mër
7 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
12 °
Die
13 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

I shpallur në kërkim për atentatin ndaj Inez Hajrullës në Vlorë, ekstradohet nga Gjermania 25-vjeçari shqiptar

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 25-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar është ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë.

Policia bën me dije se ZQK Interpol Tirana, falë bashkëpunimit me autoritetet ligjzbatuese gjermane kanë kryer ekstradimin nga Gjermania drejt vendit tonë të shtetasit shqiptar Serxhio Cima

Cima ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se është një ndër bashkëpuntorët që morën pjesë në atentatin e zhvilluar ndaj Inez Hajrullës në maj të vitit 2019.

25-vjeçari në maj të 2019-tës së bashku me disa persona të tjerë në lagjen “Uji i ftohtë”, Vlorë, nga një automjet në lëvizje qëlloi me armë zjarri një grp personash të cilët ndodheshin në ulur në një tavolinë aty pranë.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Interpol Tirana

Ekstradohet nga Gjermania drejt Shqipërisë, një 25-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar.  

Nga ZQK Interpol Tirana, falë bashkëpunimit me autoritetet ligjzbatuese gjermane, u krye  ekstradimi nga Gjermania drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar S. C., 25 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në bazë të vendimit të datës 18.12.2019, të Gjykatës së Rrethit Vlorë, e cila i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Më datë 10.05.2019, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, nga një automjet në lëvizje është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një grupi personash që ishin ulur në një nga tavolinat e vendosura në pjesën e jashtme të një lokali në këtë lagje. Më pas, autorët janë larguar dhe kanë djegur automjetin në fshatin Babicë e Vogël.

Nga hetimet e kryera dhe nga bisedat telefonike ka rezultuar se një nga bashkëpunëtorët e grupit të përfshirë në këtë ngjarje ka qenë S. C.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img