Tirana
overcast clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
61 %
3.1kmh
100 %
Enj
8 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
E enjte, 20 Janar, 2022

I shpallur në kërkim për ngjarjen në Lezhë, flet nga arratia nipi i deputetit të PS: Ngjarje e stisur, nëse kanë një provë i gatshëm të përballem me Drejtësinë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ramazan Rraja është një prej personave të shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur një muaj më parë në fshatin Zejmen të Lezhës, ku persona të armatosur hynë në një lokal.

Në lidhje me këtë ngjarja ka folur edhe vetë Rraja, ai ngjarjen e konsideron të stisur. Ai tha se nuk është arratisur, teksa ka thënë se nëse policia nxjerr qoftë edhe një provë që e vërteton se është ai, atëherë është i gatshëm të vijë në Shqipëri dhe të përballet me drejtësinë.

“Është një ngjarje e stisur nga policia e prokuroria. Të më nxjerrin një fakt apo provë, dhe jam gati të paraqitem para drejtësisë, të marr dënimin maksimal. Aktualisht ndodhem në Dubai, jetoj këtu prej gushtit të këtij viti. Nuk jam arratisur nga Shqipëria, hyrje daljet e mia mund të verifikohen lirshëm.

Natën e ngjarjes që flet policia, për të cilën më ka ngritur akuzë, kam qenë në shtëpinë time, kam video e foto për këtë, dhe prokuroria e policia e dinë shumë mirë, sepse më kanë thënë telefoni im është në përgjim. E kanë kollaj për ta zgjidhur këtë cështje.”- u shpreh Rraja, për “Ballkan ëeb”.

Në lidhje me xhaxhain e tij, që është deputeti i PS, Rrahman Rraja ai tha se nuk do që të lakohet emri, për shkakun e tij, pasi nuk ka asnjë lidhje me të.

“Sa i takon, xhaxhait tim deputet dua që mos të përmendet emri i tij, nuk kam asnjë lidhje me të, asnjë lloj kontakti. Ai është i zgjedhur i popullit, nuk dua të përfshihet në këtë ngjarje.

Është një ngjarje e stisur, nga njerëz që policia e di shumë mirë. Nuk e kam idenë kush janë njerëzit në lokal, nuk kam qenë kurrë në atë fshat të Lezhës. Kam çuar avokatin tim në polici, të më japin qoftë edhe një provë të vetme, dhe jam i gatshëm të vi, i hipi avionit menjëherë dhe vi paraqitem para drejtësisë.

Dikush ka akses shumë të fortë te policia e Lezhës, kundrejt rryshfetit terorrizojnë familjen time. Një e dy më nxjerrin emrin në media. Policia e prokuroria të bëjnë punën e tyre, të keni një provë e fakt, dhe jo gojëdhënat, nga goret e Kurbinit. Nuk kam konflikt me njeri, lëviz i qetë” tha ai ndër të tjera.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img