Hapësire reklamuese

Aktualitet

I shpallur në kërkim për drogë nga Italia, arrestohet me qëllim ekstradimi 26-vjeçari

Shkruar nga Newsbomb
I shpallur në kërkim për drogë nga Italia, arrestohet me

Policia e Tiranës ka arrestuar 26-vjeçari Xhesian Abedin me qëllim ekstradimi në Itali.

Shtetasi Xhesian Abedin, 26-vjeç ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Hetimeve Paraprake në Milano i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Abedini u arrestua në rrugën “Rexhep Pinari” në Tiranë. Interpol Tirana nisi proceduar për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Milano".  

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në rrugën "Rexhep Pinari" dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin, shtetasin Xh. A., 26 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Hetimeve Paraprake, Milano, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.         

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese