Një 35-vjeçar shqiptar nga Vlora ka rënë në prangat e policisë greke. Në pranga ka rënë Joni Idrizi, i cili është i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Shqipëria.
35-vjeçari është i shpallur në kërkim pasi ka shkelur masën e sigurisë, teksa ishte në detyrim paraqitje, por është arratisur drejt Greqisë. Shqiptari është kapur në rrugën “300 Liosion”, teksa ishte duke pirë kafe. 35-vjeçari ka qenë i dënuar në Shqipëri për grabitje me armë.
Sakaq, mediat greke shkruajnë se gjithashtu vëllai i tij, Nardi alias Fatbardh Idrizi, 38 vjeç nga Vlora, kërkohet prej muajit dhjetor 2023 për plagosjen e 3 të rinjve nga Kreta.
Nardi Idrizi është kreu i një bande të rrezikshme në Shqipëri, e përfshirë në grabitje me armë të pikave të karburanteve, kazinove dhe bankave. Në vitin 2012, ai u arrestua pas një grabitjeje me armë, gjatë së cilës hapi zjarr me kallashnikov në drejtim të policisë. Më pas, ai fshihej në shtëpinë e një miku të tij dhe u arrestua, pasi ajo që e tradhtoi ishte se pas të shtënave, ata kishin hequr kapuçët në fytyrë dhe kështu ishin vënë re nga kamerat e sigurisë.
Një vit më vonë, ai u dënua me 13 vjet burg. Idrizi u mbajt në burgun e Fierit dhe në vitin 2020 u lirua para kohe, ku lirimi shkaktoi bujë të madhe në Shqipëri, pasi 18 zyrtarë të burgjeve u akuzuan se i paguanin rrogën dhe e ndihmonin gjatë lirimit. Muajt e fundit kishte ardhur në Greqi, ku iu bashkua një grupi ku ishte edhe një i afërm i tij, në zonën e Agios Pavlos. Ai frekuentonte një dyqan atje. I afërmi i autorit, i cili i përkiste këtij grupi, ishte akuzuar më parë për vjedhje dhe të shtëna me armë zjarri. Bëhet e ditur se në vitin 1998, vëllai i tij u ekzekutua nga një bandë rivale dhe që prej asaj kohe 37-vjeçari qarkullonte me identitetin e vëllait të tij të vdekur.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 17 dhjetor ku dy shqiptarët të identifikuar si Nardi Idrizi dhe Emiliano Jakupi qëlluan me armë zjarri 3 të rinj nga Kreta në Athinë.
Dy shqiptarët zbritën nga një fuoristradë tip “Range Rover” dhe kanë debatuar me tre të rinj nga Kreta. Më pas pasagjeri i mjetit godet me grusht një nga grekët. Prandaj shqiptari tjetër ka hapur zjarr ndaj tre grekëve, edhe pse në një zonë të populluar. Dy nga të plagosurit u transportuan në spital në gjendje të rëndë, ndërsa i treti ishte jashtë rrezikut për jetën.
Pas ngjarjes në prangat e policisë greke ra Emiliano Jakupi, ndërsa Idrizi vijon të jetë në kërkim.
Nardi Idrizi alias Fatbardh Idrizi