
Një 31 vjeçar është gjetur i pajetë nga Policia në afërsi të Liqenit të Thatë mbrëmjen e sotme.
Sipas njoftimit, në rrugën e “Ullishtes”, në afërsi të Liqenit të Thatë, nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr 1, është gjetur i pajetë shtetasi G. S., 31 vjeç, banues në Tiranë.
Nga kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, ndaj dyshohet se vdekja i ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati Nr 2 Tiranë më datë 08.08.2019, për largim nga banesa.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë/Informacion paraprak
Në rrugën e “Ullishtes”, në afërsi të Liqenit të Thatë, nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr 1, është gjetur i pajetë shtetasi G. S., 31 vjeç, banues në Tiranë.
Nga kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja i ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati Nr 2 Tiranë më datë 08.08.2019, për largim nga banesa
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.