Hapësire reklamuese

Aktualitet

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje me dhunë, arrestohet 34-vjeçari në Morinë

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Një 34-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar ka rënë në prangat e policisë.

Policia njofton se ka rënë në pranga shtetasi Z.S, 34 vjeç, banues në Shkup, Maqedoni e Veriut.

Personi në fjalë është shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “vjedhje me dhunë” dhe ëhstë dënuar nga me 2 vite burg nga Gjykata e Apelit në Shkup, të Maqedonisë së Veriut.

“Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare  si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar një shtetas  të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

 Z.S, 34 vjeç, banues në Shkup, Maqedoni e Veriut.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga NCB Shkup, pasi Gjykata e Apelit në Shkup, të Maqedonisë së Veriut, e ka dënuar me 2 vite burg, për veprën penale "Vjedhje me dhunë".

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të tij, me qëllim ekstradimin në shtetin maqedonas, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957,” njoftimi i policisë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll