Hapësire reklamuese

Aktualitet

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim DROGE, arrestohet në Qafë Thamë 39-vjeçari, pritet ekstradimi drejt BRAZILIT

Shkruar nga Newsbomb
I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim DROGE,

Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar ka rënë në prangat e policisë në Qafë Thanë.

Në pranga ka rënë shtetasi F. V., 39 vjeç, banues në fshatin Veleshte, Strugë, Maqedonia e Veriut.

Gjykata e Gjashtë Federale Penale Rio de Janeiro, më datë 27.11.2019, ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Njoftimi i policisë:

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.

Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Brazilit, 39-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të narkotikëve.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë të mundur arrestimin me qëllim ekstradimi drejt Brazilit të shtetasit F. V., 39 vjeç, banues në fshatin Veleshte, Strugë, Maqedonia e Veriut.

Gjykata e Gjashtë Federale Penale Rio de Janeiro, më datë 27.11.2019, ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Veprimet procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Brazilit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.