Një shqiptar i shpallur në kërkimë ndërkombëtar për trafik droge është arrestuar në pikën kufitare të Kakavijës. Bëhet me dije se shtetasi shqiptarë është vënë në pranga nga pala greke.
Shqiptari, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, u kap pasditen e së dielës nga sektori i verifikimit të pasaportave në Kakavijë, në bashkëpunim me policinë e Janinës.
Ndaj tij kishte një urdhër kërkimi ndërkombëtar nga Interpol Tirana.