Hapësire reklamuese

Aktualitet

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për korrupsion, arrestohet 59-vjeçari turk në Kukës

Shkruar nga Newsbomb

Një 59 vjeçar turk ka rënë në prangat e policisë, pasi ishet shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në pranga ka rënë shtetasi M.Ç,  59 vjeç, me kombësi turke, banues në Kosovë.

Ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar Interpol Ashgabat të Turkmenistanit,  pasi zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Turkmenistanit,  ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin ndërkombëtar, për veprën penale "Korrupsioni".

Njoftimi i policisë:

Vihet në pranga një tjetër  shtetas, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale "Korrupsioni .

Arrestimi provizor i tij u bë në bashkëpunim me Interpol Tiranën, me qëllim ekstradimi drejt Turkmenistanit.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, bënë ndalimin e shtetasit turk të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

M.Ç,  59 vjeç, me kombësi turke, banues në Kosovë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar Interpol Ashgabat të Turkmenistanit,  pasi zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Turkmenistanit,  ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin ndërkombëtar, për veprën penale "Korrupsioni".

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik &  Financiar në DVP Kukës bënë arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin e tij, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll