Tirana
few clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
4.6kmh
20 %
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë, arrestohet 31-vjeçari në Durrës, pritet ekstradimi drejt Italisë (EMRI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 31-vjeçar në Durrës i shpallur në kërkim për “trafikim të lëndëve narkotike”, ka rënë në prangat e policisë.

Bëhet me dije se është arrestuar Fatjon Iljazi (Nina),  31 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprat penale” Plagosja e rëndë me dashje”, “Vjedhja me dhunë” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Barit, Itali, ka lëshuar urdhër-arresti për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë:  

Finalizohet operacioni policor “Last Step”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar. 

Operacioni i zhvilluar nga DVP Durrës, në bashkëpunim me Fast Albania dhe Interpol Tirana.

Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 31-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me agjentët e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Durrës, Fast Albania dhe Interpol Tirana, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Last Step”, në kuadër të të cilit u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit F. I.(N.), 31 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprat penale” Plagosja e rëndë me dashje”, “Vjedhja me dhunë” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Barit, Itali, ka lëshuar urdhër-arresti për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img