I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

Publikuar tek: aktualitet, më 10:11 06-08-2020 I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, arrestohet 38-vjeçari në Durrës Ilustruese

Një 38-vjeçar me banim në Durrës është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi D. T., 38 vjeç, banues në Durrës.

Personi në fjalë ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zyra e Interpol Tirana, pasi Gjykata e Pordenones/Itali e ka dënuar me 3 vite, 5 muaj e 5 ditë burg, për veprën penale "Dhuna në familje" parashikuar nga Kodi Penal italian.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, kanë bërë arrestimin e përkohshëm, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit D. T., 38 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zyra e Interpol Tirana, pasi Gjykata e Pordenones/Itali e ka dënuar me 3 vite, 5 muaj e 5 ditë burg, për veprën penale "Dhuna në familje" parashikuar nga Kodi Penal italian.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.096226930618286
array(1) { ["section"]=> string(83) "i-shpallur-ne-kerkim-nderkombetar-nga-italia-arrestohet-38-vjecari-ne-durres-216257" }