Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
0.5kmh
0 %
Hën
20 °
Mar
20 °
Mër
16 °
Enj
20 °
Pre
21 °
E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, 42-vjeçari punonte si doganier në Durrës, u arrestua në vendin e punës (EMRI-DETAJE)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me arrestimin në Durrës të Julian Mandijës i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia.

Burime për media bjënë me dije se 42-vjeçari punonte si doganier dhe se ditën e djeshme i janë vënë prangat në vendin e punës.

Julian Mandija është arrestuar në 2014 në Itali së bashku me katër të tjerë me të cilët po transportonin 14 kg kokainë.

42-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Aquila/Itali e ka dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Njoftimi i policisë në lidhje me arrestimin:

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.

Arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 42-vjeçari i dënuar për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” .

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejt Italisë të shtetasit Julian Mandija, 42 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Aquila/Itali e ka dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img