Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
48 %
1kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
26 °
Sht
27 °
E martë, 17 Maj, 2022
spot_img

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Holanda, arrestohet 22-vjeçarin në Rinas

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 22-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet ka rënë në prangat e policisë së Rinasit.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi Mirand Abazi, 22 vjeç, banues në Belgjikë.

Ky shtetas u kap në hyrje të Republikës së Shqipërisë dhe u arrestua me qëllim ekstradimi, pasi gjatë përpunimit të dokumentacionit dhe shkëmbimit  të informacionit me Interpol Tiranën, rezultoi se ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Holanda, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, “Vjedhja me dhunë”, “Pastrim parash” dhe “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga Kodi Penal i Holandës.

Njoftimi i policisë:

Policia Kufitare e Rinasit vë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e zbatimit të ligjit të  Holandës.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, si rezultat i shtimit të kontrollit për verifikimin e dokumentacionit të qytetarëve në hyrje dhe në dalje, me qëllim kapjen e personave në kërkim, falë edhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, ndaluan shtetasin M. A., 22 vjeç, banues në Belgjikë.

Ky shtetas u kap në hyrje të Republikës së Shqipërisë dhe u arrestua me qëllim ekstradimi, pasi gjatë përpunimit të dokumentacionit dhe shkëmbimit  të informacionit me Interpol Tiranën, rezultoi se ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Holanda, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, “Vjedhja me dhunë”, “Pastrim parash” dhe “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga Kodi Penal i Holandës.

Personi në kërkim ndërkombëtar u dërgua në ambientet e paraburgimit të DVP Tiranë, në dispozicion të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img