Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
48 %
4.1kmh
0 %
Die
28 °
Hën
33 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Belgjika, arrestohet në Morinë 52 vjeçari kosovar

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

6c95dcd98a2b0525cede181096f806d0

Një shtetas kosovar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet belge është arrestuar ditën e sotme më hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës.

Mësohet se në pranga është vënë 52 vjeçari A.V, banues në Skalloc të Kosovës, ndërkohë që arrestimi i tij është bërë me qëllim ekstradimi drejt Belgjikës.

52 vjeçari është dënuar nga Gjykata Frenge e Shkallës së Parë të Brukselit për veprën penale “Vrasje e mbetur në tenativë”.

Njoftimi i policisë:

Vihet në pranga një shtetas kosovar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Belgjika .

Arrestimi provizor i tij u bë në bashkëpunim me Interpol Tiranën, me qëllim ekstradimin në shtetin Belg.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

A.V., 52 vjeç, banues në Skalloc, Kosovë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Frenge e Shkallës së Parë të Brukselit, Belgjikë , ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin ndërkombëtar, për veprën penale “Vrasje e mbetur në tenativë”.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin e tij drejt Belgjikës, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img