Hapësire reklamuese

Aktualitet

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet turku në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet turku në

Një 48-vjeçar turk ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi është i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Turqia pasi akuzohet për “pjesmarrje në vrasje” dhe “vrasja e mbetur në tentativë”.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë Hasan Ozcan, 48 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda në Stamboll, Anadulu, Turqi, e ka dënuar me 3 vjet e 28 ditë burgim, për veprat penale "Pjesmarrje në vrasje", dhe "Vrasja e mbetur në tentativë", parashikuar nga Kodi Penal i Turqisë.

Njoftimi i policisë së Tiranës:

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, operacioni policor i koduar "Istanbul".

I kërkuar për tentativë vrasje, kapet në Tiranë, dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Turqisë, një 48-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Istanbul".

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në Unazë të Re, kapur dhe ndaluar shtetasin turk Hasan Ozcan, 48 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda në Stamboll, Anadulu, Turqi, e ka dënuar me 3 vjet e 28 ditë burgim, për veprat penale "Pjesmarrje në vrasje", dhe "Vrasja e mbetur në tentativë", parashikuar nga Kodi Penal i Turqisë.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Turqisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese