Hapësire reklamuese

Aktualitet

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Kavajë 33-vjeçari nga Kosova

Shkruar nga Newsbomb
I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në

Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kavajës, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në pranga ka rënë shtetasi A. F., 33 vjeç, banues në Kavajë nga Kosova. Ai ishte i shpallur në këkrim për veprat penale "Mashtrimi“ i kryer në bashkëpunim, “Pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal me qellim mashtrimin“ dhe “Pastrimi i parave“.

Ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore Prishtinë (Departamneti Special), ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg“, për veprat penale “Mashtrimi“ i kryer në bashkëpunim, “Pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal me qellim mashtrimin“ dhe “Pastrimi i parave“, parashikuar nga Legjislacioni Penal i Republikës Kosovës.

Njoftimi i policisë:

Falë bashkëpunimit mes Policisë së Kavajës dhe Policisë së Durrësit si dhe shkëmbimit në kohë reale mes Interpol Tirana, Fast Kosova dhe Fast Albania, kapet dhe vihet në pranga një tjetër person në kërkim ndërkombëtar.

Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Kosovës, 33-vjeçar, i shpallur në kërkim për veprat penale "Mashtrimi“ i kryer në bashkëpunim, “Pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal me qellim mashtrimin“ dhe “Pastrimi i parave“.

Shërbimet e Policisë Kavajë në bashkëpunim me DVP Durrës, pas ndjekjes dhe koordinimit të veprimeve  bënë kapjen në Plazhin e Durrësit dhe arrestimin provizor me qëllim ekstradimi të shtetasit:

A. F., 33 vjeç, banues në Kavajë.

Ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore Prishtinë (Departamneti Special), ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg“, për veprat penale “Mashtrimi“ i kryer në bashkëpunim, “Pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal me qellim mashtrimin“ dhe “Pastrimi i parave“, parashikuar nga Legjislacioni Penal i Republikës Kosovës.

Interpol Tirana, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Kosovës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu