Tirana
clear sky
1.5 ° C
1.5 °
1.5 °
30 %
6.2kmh
0 %
Hën
0 °
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
9 °
Pre
9 °
E hënë, 24 Janar, 2022

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Dibër 34-vjeçari

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Arrestohet në Dibër një 34-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Burime nga policia bëjnë me dije se në pranga ka rënë B.C, 34 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut. Arrestimi i këtij të fundit është bërë me qëllim ekstradimi në Gjermani.

Mësohet se në vitin 2013, Gjermania ka lëshuar urdhër-arresti për 34 vjeçarin për veprat penale “Vjedhje ” dhe “Mashtrim kompjuterik”.

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe arrestohet një shtetas me qëllim ekstradimi në Gjermani

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Bllatë dhe Interpol Tirana u bë arrestimi i përkohshëm, i shtetasit B. C., 34 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbadeni/Gjermani pasi Gjykata e Aachen Gjermani, me datë 22.03.2013, ka lëshuar urdhërin e arrestit për shtetasin B. C., për veprat penale “Vjedhje ” dhe “Mashtrim kompjuterik”

Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img