Tirana
clear sky
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
65 %
1.5kmh
0 %
Mër
11 °
Enj
14 °
Pre
16 °
Sht
14 °
Die
16 °
E mërkurë, 29 Mars, 2023

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet e ekstradohet nga Italia drejt vendit tonë Bledar Cara

Lajme të ngjashëm

Bledar Cara i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Itali dhe është ekstraduar drejt vendit tonë.

Për këtë shtetas, në vitin 2018, Gjykata për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, Falsifikimi i formularëve, vulave ose stampave” dhe “Shpërdorimi i tokës”, të kryera në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë:

Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar kapet dhe ekstradohet falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën.

Nga specialistët e Zyrës Qendrore Kombëtare Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Italia drejt vendit tonë, i shtetasit B. C., banues  në Lezhë.

Për këtë shtetas, në vitin 2018, Gjykata për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, Falsifikimi i formularëve, vulave ose stampave” dhe “Shpërdorimi i tokës”, të kryera në bashkëpunim.

Personi i ekstraduar në PKK Rinas iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Më shumë