Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
61 %
3.1kmh
90 %
Mar
7 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
Sht
8 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

I shpallur në kërkim kombëtar për trafik droge, vihet në pranga 29-vjeçari nga Lezha (EMRI)

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 29-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike. Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Erjon Cërriku, 29 vjeç, banues në Spiten, Lezhë.

 Policia bën me dije se I riu ishte shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i Policisë:

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Forca Operacionale në DVP Lezhë dhe forca e posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me DVP Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

E.C., 29 vjeç, banues në Spiten, Lezhë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasit L. L., Y. D., dhe F. B., të arrestuar më parë nga shërbimet e Policisë në DVP Vlorë, më datë 09.10.2021, gjatë operacionit të koduar “Transportuesi”, ushtronin aktivitetin e paligjshëm të transportimit të lëndëve narkotike, me synimin për ta trafikuar jashtë vendit, nëpërmjet kufirit të gjelbër, në zonën e Konispolit.

Veprimet e mëtejshme u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img