Tirana
overcast clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
66 %
6.2kmh
90 %
Mar
8 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
Sht
8 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

I shpallur në kërkim kombëtar, avokati i Adriatik Llallës flet për vendndodhjen e ish-Prokurorit të Përgjithshëm: Di vetëm faktin…

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla është shpallur në kërkim kombëtar, ndërkohë që së shpejti do të shpallet edhe në kërkim ndërkombëtar, pasi u dënua nga GJKKO me 2 vite burg për “fshehje të të ardhurave”.

I pyetur për vendndodhjen e klientit të tij, avokati Sokol Hazizaj u shpreh se ai ka kohë që nuk ka komunikuar me Llallën, por u shpreh se ka paraqitur në Gjykatë akt-ekspertimin epikrizë të ish-Kryeprokurorit.

“Edhe vetë zoti Llalla, edhe unë, kemi më shumë se 1 muaj që kemi njoftuar Gjykatën për gjendjen e tij shëndetësore. Përsa kohë zoti Llalla i ka caktuar mbrojtjen e tij një avokati, nuk është i detyruar të vijë në sallën e gjykimit. Di vetëm faktin procedurial që kemi paraqitur në Gjykatën e Apelit dhe GJKKO, akt-ekspertimin epikrizë të Adriatik Llallës, për t’i provuar atyre situatën në të cilën ndodhet klienti im. Kam kohë që nuk kam komunikuar me zotin Llalla.

Ka dalë një urdhër në zbatim të një vendimi gjykatë të njëanshëm, pa standard dhe pa një proces të rregullt ligjor”, tha avokati.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img