Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
42 %
1.5kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
34 °
Pre
33 °
E hënë, 2 Gusht, 2021

I shpallur në kërkim, ish-kreu i Këshillit të PD përballet me Policinë, nxjerr pistoletën dhe plagos 5 efektivë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

3ad9121be7f242cda3beda13f37f853f

Abedin Oruçi, ish-kryetari i Këshillit të PD në Kukës, i shpallur në kërkim nga Policia për disa vepra penale, ka plagosur pak më parë 5 oficerë të patrullës.

Mësohet se 5 efektivë policie në Kukës, janë përballur me Oruçin dhe i kanë kërkuar të dorëzohet, por ky i fundit iu ka nxjerr pistoletën. 5 efektivët e policisë raportohet se kanë mbetur të plagosur, por nuk dihet nëse janë qëlluar me armë nga Oruci.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policie dhe 2 prokurorë të Kukësit. Paraprakisht, bëhet me dije se Oruçi ka kundërshtuar oficerët e Policisë dhe i ka marrë ata përpara me makinë.

Kujtojmë se, Abedin Oruçi është shpallur në kërkim më 28 tetor 2020, pasi akuzohet për veprat penale “Kanosje për shkak të detyrës”, “Evazion fiskal” dhe “Ndërtim pa leje”.

Ai ka qenë kandidat i Bindjes Demokratike për zgjedhjet vendore. Më herët ai ka qenë edhe kreu i këshillit bashkiak të PD-së dhe PDIU-së në Kukës.

Më shumë

spot_img
spot_img