Islam Sherra ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, i cili ishte i shpallur në kërkim për falsifikim dokumentash.
Gjykata e Apelit Tiranë, në bashkim të denimeve për herë të shtatë e ka dënuar Islam Sherrën me 4 vjet burg, për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.
“Specialisët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, bënë ekzekutimin e vendimit për shtetasin në kërkim Islam Sherra, sepse Gjykata e Apelit Tiranë, në bashkim të denimeve për herë të shtatë e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet burg, për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë,” njofton policia.