Tirana
scattered clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
77 %
1kmh
40 %
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
30 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

I shpallur fajtor për vrasje nga Gjykata e Floridas, merr fund ‘cirku i Shkodrës’: Arben Bregu ekstradohet në Amerikë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

658ccc36373e92d09b5c5962c2cf1466

Merr fund “cirku i Shkodrës”. 50 vjeçari shqiptar Arben Bregu ekstradohet në Shtete e Bashkuara të Amerikës. Procesi i ekstradimit të tij drejt Amerikës, u kthye në një cirk nga autoritetet në Shkodër, sepse benda një muaji, ndaj 50 vjeçarit u dhanë disa vendime të ndryshme.

Newsbomb.al mëson se sot efektivë të Policisë së Shkodrës, kanë marrë Arben Bregun nga ambienti ku ai qëndronte në masë sigurise “Arrest shtëpie”, vendim i dhënë dje nga Gjykata, dhe e kanë dërguar në Rinas.

Pala shqiptare e ka dorëzuar 50 vjeçarin shqiptar në duart e agjentëve të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë (DSS) dhe më pas ai është ekstraduar drejt SHBA-ve.

Si nisi ping pingu i autoriteteve për ekstradimin e tij?

Arben Bregu u arrestua në qershor 2020 në Shkodër, pasi Gjykata e Floridas e ka shpallur fajtor për vrasje. Në datë 23 shtator 2020 është marrë vendimi që 50 vjeçari të estradohet në SHBA, por duke qenë se nga SHBA nuk mbërriti letërporosia, autoritetet shqiptare nuk lejuan ekstradimin.

Afati 30 ditor për esktradimin e Arben Bregut përfundoi më datë 7 dhjetor 2020. Brenda kësaj date, 50 vjeçari  duhet të ishte dërguar në SHBA, por ai u mbajt në qelitë e burgut të Reçit, edhe pse afati i procesit të ekstradimit ishte djegur.

Për shkak tejkalimit të afateve të ekstradimit dhe mbajtjen në burg pa të drejtë të Arben Bregut, gjyqtari i Shkodrës Andi Ymeri, vendosi më 17 janar 2021 të lirojë nga qelia 50 vjeçarin, duke mos i caktuar asnjë masë tjetër sigurimi, shkruan newsbomb.al.

Por kur çështja u bë mediatike, 5 ditë pasi ishte liruar, Policia e riarrestoi Arben Bregun dhe e dërgoi sërish në burg. Ndërkohë, Gjykata e Shkodrës e cila dha në 17 janar vendimin për lirimin e tij, dje pas riarrestimit e “dërgoi në shtëpi”, duke dhënë masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.

Njoftimi i Policisë për arrestimin e Bregut ne qershor 2020:

…. u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim ndërkombëtar Arben Bregu, 50 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2016, Gjykata e Katërt Gjyqësore në Duval, Florida e ka shpallur fajtor për vrasjen e një personi. Ky shtetas, në qershor 2013, në qytetin Duval, Florida, jashtë një restoranti, ka qëlluar disa herë me armë zjarri një shtetas, pas një konflikti mes tyre.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane dhe Interpol Washington po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img