Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

I shpallur "armik", Ditmir Bushati fjalë zemre për PS: Ka mundësi që shtetbërjen ta konsiderojë si mision për të gjithë

Shkruar nga Newsbomb
I shpallur "armik", Ditmir Bushati fjalë zemre për PS: Ka

“Gëzuar ditëlindjen Partia Socialiste e Shqipërisë!” Kështu e nis mesazhin e tij ish-ministri Ditmir Bushati, sot, për 30 vjetorin e Partisë në të cilën aderon.

Me fjalë zemre, Bushati shkruan se PS-ja ka mundësinë për të lënë gjurmë si forcë politike e cila qeverisë për të gjithë.

“Gëzuar ditëlindjen Partia Socialiste e Shqipërisë! Me kontributin dhe eksperiencën e trashëguar në vite, gërshetuar me burimet e pashtershme njerëzore, PS ka mundësinë për të lënë gjurmë si forcë politike e cila qeveris për të gjithë, që shtetbërjen e konsideron mision në bashkëpunim me të gjithë, dhe zotimet i ndërmerr për një të ardhme më të denjë për Shqipërinë dhe shqiptarët. #30VJETPS”, shkruan Bushati.

Partia Socialiste e Shqipërisë feston sot 30 vjetorin e themelimit të saj. Sot, do të mbahet dhe Kongresi i Jashtëzakonshëm i kësaj force politike, i cili vjen menjëherë pas mandatit të tretë që fitoi Partia e drejtuar nga Edi Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese