Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
48 %
3.6kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
38 °
Pre
39 °
Sht
31 °
Die
31 °
E mërkurë, 17 Gusht, 2022
spot_img

I shoqëruar nga Xhaçka dhe Peleshi, Rama merr pjesë në Samitin e NATO-s në Madrid (Agjenda)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Spanjë  ku ditën e sotme dhe nëser do të marrë pjesë në punimet e Samiitit të NATO-s i cili do të mbahet në Madrid.

Ditën e sotme kryeministri i Shqiperisë, së bashku me pjesëmarrësit e tjerë në Samit  do të mirëpriten nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s  Jens Stoltenberg dhe Presidenti i qeverisë së Mbretërisë së Spanjës Pedro Sanchez.

albsig

Në vijim, do të ndjekë seancën plenare të Samitit, ku të pranishëm do të jenë edhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka dhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Fjala e hapjes së Samitit do të mbahet nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s  z. Jens Stoltenberg, ndërsa Presidenti i qeverisë së Mbretërisë së Spanjës Pedro Sanchez, do të mbajë një fjalë përshëndetëse.

Samitin do t’i adresohet online edhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Pas përfundimit të seancës plenare, kryetarët e shteteve dhe të qeverive, pjesëmarrës në Samit do të vizitojnë  ekspozitën e teknologjisë së NATO-s.

Pritet që pasditen e kësaj të mërkure, Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, do të vizitojnë Muzeun Kombëtar Prado, në Madrid, e më pas kryeministri do të marrë pjesë në darkën e shtruar nga Presidenti i qeverisë së Mbretërisë së Spanjës Pedro Sanchez.

Samiti i NATO-s do të vijojë punimet të enjten, në ditën e dytë të tij, ku Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë, së bashku me ministren për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka dhe Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi.

Në këtë seancë, Samitit do t’i drejtohet edhe Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s Gerald Connolly.

Në ditën e dytë të punimeve të Samitit, Rama do të zhvillojë një takim bilateral me Kryeministren e Suedisë Magdalena Andersson.

Në përfundim, kryeministri do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes me Enagás, e cila është një kompani spanjolle energjetike dhe operator evropian i sistemit të transmetimit, i cili zotëron dhe operon rrjetin e gazit të Spanjës.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img