Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
47 %
1.5kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
8 °
Sht
4 °
Die
0 °
E mërkurë, 19 Janar, 2022
spot_img

I shoqëruar nga deputetët demokratë, Basha homazhe te Monumenti “Nëna Shqipëri”: Dita më e bukur e Kombit tonë! Përulemi me mirënjohje për Heronjtë dhe Dëshmorët e Kombit

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryedemokrati Lulzim Basha i shoqëruar nga disa deputetë demokratë ka bërë homazhe tek Monumenti “Nëna Shqipëri” me rastin e 28 nëntorit.

Ai shprehet në mesazhin e tij se kjo është dita më e bukur oër Kombin tonë, që mbush me krenari zemrat e shqiptarëve, kudo ku ndodhen dhe na bashkon në kujtesën e betejave të mëdha për liri dhe pavarësi.

Postimi i Lulzim Bashës:

Sot kremtojmë ditën më të bukur të Kombit tonë që mbush me krenari zemrat e shqiptarëve, kudo ku ndodhen dhe na bashkon në kujtesën e betejave të mëdha për liri dhe pavarësi, e në nderimin e bijve dhe bijave të kombit tonë, që sakrifikuan gjithçka në emër të Kombit dhe nën flamurin kuqezi.

Ne përulemi me mirënjohje të thellë për Heronjtë dhe Dëshmorët e Kombit tonë, luftëtarët e Pavarësisë dhe të rënët për çlirimin nga pushtuesit, tek bijtë dhe bijat e Kosovës e mbarë kombit që luftuan për lirinë e Kosovës dhe dinjitetin e shqiptarëve kudo në trojet e tyre stërgjyshërore. Sakrifica e tyre sublime, na frymëzon për plotësimin e aspiratës europiane të shqiptarëve për bashkim, liri dhe demokraci.

Gëzuar 28 Nëntorin!

Zoti e bekoftë Flamurin tonë kombëtar, Shqipërinë dhe kombin shqiptar!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img