Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

I shkuan në shtëpi dhe kërcënuan me armë fqinjin, arrestohen 3 persona në Kukës

Shkruar nga Newsbomb
I shkuan në shtëpi dhe kërcënuan me armë fqinjin,

Policia e Kukësit ka parandaluar një ngjarje e mundshme kriminale. 3 persona kanë rënë në pranga, pasi akuzohen se kanë kërcënuar dhe plagosur fqinjin e tyre.

Të arrestuar mbetën Durim Vata (48 vjeç), Safet Vata dhe Julvan Vata, përkatësisht vëllai dhe djali i 48-vjeçarit, të tre banues në fshatin Shtanë.

Pas një konflikti për motive të dobëta, me fqinjin e tyre, shtetasin I. D., 53 vjeç, i kanë shkuar në banesë, ku e kanë kanosur me armë dhe e kanë goditur me grushte.

Njoftimi i policisë:

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon një ngjarje të mundshme kriminale, në fshatin Shtanë. Kanosën me armë dhe plagosën fqinjin, në banesën e tij, për motive të dobëta, arrestohen në flagrancë 3 shtetas (familjarë të njëri-tjetrit). Sekuestrohen 1 armë gjysmë-automatike, 1 automjet dhe 3 celularë.

Pas njoftimit se në fshatin Shtanë, disa shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje. Nga ndërhyrja e shpejtë dhe profesionale e shërbimeve të Policisë, e kryer në kuadër të operacionit policor të koduar “Fundviti”, u bë i mundur parandalimi i një ngjarjeje të mundshme kriminale, si dhe arrestimi i shtetasve të përfshirë në konflikt, konkretisht:

D. (B). V., 48 vjeç, si dhe S. V., 44 vjeç dhe J. V., 20 vjeç, përkatësisht vëllai dhe djali i 48-vjeçarit, të tre banues në fshatin Shtanë.

Këta shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, me fqinjin e tyre, shtetasin I. D., 53 vjeç, kanë shkuar në banesën e 53-vjeçarit, ku e kanë kanosur me armë dhe e kanë goditur me grushte.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë gjysmë-automatike, 1 automjet dhe celularët e 3 të arrestuarve. Vijojnë hetimet për të individualizuar dhe dokumentuar ligjërisht, përgjegjësinë penale të secilit prej të arrestuarve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese