Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
64 %
1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

I shkrumbuar i gjithi, FOTO: Ky është “lounge” që u përfshi nga flakët te “Myslym Shyri”

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

“The Nest Lounge&Bar”, është lokali që u përfshi nga flakët në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Tiranë, e për pasojë është shkrumbuar i gjithi. Neësbomb.al siguron foto e asaj se çfarë ka mbetur nga ky “lounge” pas zjarrit.

“Rreth orës 23:25, në rrugën “Myslym Shyri, ka rënë zjarr në një lokal, ku ka vetëm dëme materiale. Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga Grupi Hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi Policia mesnatën e djeshme, ndërsa shkaqet e zjarrit nuk dihen ende.

Ky biznes ndodhet në krahun e djathtë të rrugës që të drejton për në zonën e “Myslym Shyrit”. Pra, kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” me rrugën “Myslym Shyri. Nga një kërkim në QKB del se ky biznes është në pronësi të shtetasit Arsigen Selimaj, i cili zotëron 100% të aksioneve.

Screenshot 1 39

“The Nest Lounge&Bar”, është themeluar më datë 06/09/2019 dhe tre ditë më pas është regjistruar si biznes në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB). Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme, apo ndonjë shkëndijë elektrike ka shkaktuar flakët që shkrumbuan gjithë lokalin.

Në orën kur janë konstatuar flakët në “lounge”, në orën 23.25 sipas Policisë, të gjitha aktivitetet kanë qenë të mbyllura për shkak të orës policore, që nis në orën 22.00.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img