Tirana
clear sky
16 ° C
16 °
16 °
72 %
2.1kmh
0 %
Die
26 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
19 °
Enj
20 °
E diel, 9 Maj, 2021
spot_img

I shkoi në mbrojtje zyrave të FRD-së, Bamir Topi flet për Metën: Nëse vjen në krye të LSI, kjo parti do rigjallërohet

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-presidenti Bamir Topi ka komentuar daljet e shpeshta të presidentit Illir Meta,ku deklaroi se Kreu i Shtetit ka qenë shumë aktiv si politikan dhe i drejtpërdrejtë me deklaratat e veta.

I pyetur se çfarë mund të ndodh tani me Partinë Lëvizja Socialiste për Integrim, a do mund të ringrihet, ai u shpreh se nëse Meta vjen në krye të kësaj force, LSI-ja do mund të rigjallërohet.

Pyetjet: Si i shihni daljet shpeshta të Metës?

Topi: Kur vjen tek arsyetimi për presidentin jam i tërhequr sepse në parimet është që kush shërben në këtë institucion, merr vlerat e atij institucioni. Në sytë e mi Meta ka qenë shumë aktiv politik, ai e ka demonstruar këtë punë.Është futur në lojë dhe ka qenë i drejtpërdrejtë në deklaratat e veta, të cilat nuk mund të them nëse kanë qenë të duhura ose jo.

Pyetje: Shkakimi i presidentit?

Topi: Tani PS ka sigurinë. Ata kanë mundësinë që të mnbledhin vota në parlament. Kanë një pjesë të Gjykatës Kushtetuese. Kanë dhe alibinë e përfshirjes së presidentit në fushtatë. Besoj që kanë të gjithë dëshirën për ta realizuar, nëse e realizojnë ose jo këtë se dimë. Është momenti për të realizuar një shkarkim që mund të mbetet në histori.

Pyetje: A do të ringrihet LSI-ja?

Topi: Meta është një arkitekt i LSI-së. Gjërat nuk janë kollaj kur krijon probleme rrugës. Nëse vihet në krye të LSI-së, atëherë ajo parti do të gjallërohet,

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img