Babai i Nënkomisarit të Lezhës i cili u vra ditën e djeshmë në krye të detyrës nga 21-vjeçari, Aldi Rama ka “rrëqethur” me fjalët e tij gjatë kohës që kolegët po kryenin nderimet për Saimir Hoxhën.
Ai mes lotësh dhe i shkatërruar nga dhimbja tha se tani nuk i ka mbetur asnjë motiv për të jetuar.
“Nuk kam më motiv për të jetuar, nuk ka më fjalë të më ngushëllojë”, tha ai.
Homazhet po kryhen në ambientet e Pallatit të Kongreseve. Mësohet se 44-vjeçari i vrarë nga Aldi Rama ishte babai i dy djemve të mitur, vetëm 1 dhe 3 vjeç.
44-vjeçari ishte vëllai i vetëm mes tre motrave, njëra prej tyre kryegjyqtare e Pukës, Flutura Hoxha.