Hapësire reklamuese

Aktualitet

I shkaktoi 2 miliardë dëm shtetit, Apeli lë në qeli ish-kryebashkiakun e PS-së

Shkruar nga Newsbomb
I shkaktoi 2 miliardë dëm shtetit, Apeli lë në qeli

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën me burg për ish-kryebashkiakun e Fushë-Arrëzit, Fran Tuçi, i cili akuzohet nga SPAK për veprat penale të “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Togat e zeza dënuan ish-kryebashkiakun me 1.6 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar ai përfitoi uljen e dënimit duke dënuar me 1 vit burg. Gjithashtu, atij iu hoq e drejta për të ushtruar funksione politike për 5 vite.

Ky vendim u apelua nga Tuçi, mirëpo Apeli ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme. Fran Tuçi është shpallur fajtor pasi gjatë periudhës që ka qenë kryebashkiak ka lejuar, në kundërshtim me të gjithë kuadrin ligjor në fuqi, hapjen e një segment rrugor rreth 1.8 km dhe gjerësi rreth 5m. Rruga e re është hapur në një sipërfaqe pyjore duke dëmtuar rëndë terrenin.

Dëmi i përllogaritur nga IKMT Shkodër, pas inspektimit të kryer në terren, kap vlerën e konsiderueshme të 234,007,500 lekë, i cili përfshin dëmtimin e terrenit si edhe shpyllëzimin e sipërfaqes se regjistruar pranë ASHK, Drejtoria Vendore Pukë, si pasuri të llojit “Pyll” në pronësi të Bashkisë Fushë Arrëz.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese