Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore


Aktualitet

I shiti armën Naim Murselit, Gjykata cakton masën ndaj të dyshuarit të katërt

Shkruar nga Newsbomb
I shiti armën Naim Murselit, Gjykata cakton masën ndaj të

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën me paraburgim ndaj Tomë Dodajt, personi i katërt i dyshuar si i përfshirë në ngjarjen e rëndë, ku viktimë mbeti Liridona Ademaj.

Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se masa ndaj tij është marrë për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale Importi, eksporti, furnizimi, transportimit, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse nga neni 364 paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ai dyshohet se ka qenë personi që ka shitur armën e krimit që i mori jetën Liridonës me urdhër të burrit të saj, Naim Murseli.

“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka mbajtur seancën dëgjimore, duke vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit, në çështjen penale kundër të pandehurit T.D për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale Importi, eksporti, furnizimi, transportimit, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse nga neni 364 paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjyqtarja e Procedurës Paraprake vlerësoi se ekzistojnë bazat dhe arsyet për caktimin e masës së paraburgimit, ngase ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri T.D ka kryer veprën penale, andaj nëse i njëjti gjendet në liri, mund të ndikoj në të dëmtuar dhe në dëshmitarë, si dhe ekziston edhe rreziku i përsëritjes së veprës penale, e të gjitha së bashku kanë plotësuar bazën ligjore për caktimin e masës së paraburgimit. Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri T.D me datë 29.11.2023 rreth orës 14:00 në vendin e tij të punës, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore në kundërshtim me Ligjin në fuqi për armë apo materie plasëse, ia ka shitur armën të dyshuarve N.M dhe G.P, për të cilën dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprës penale Vrasje e Rëndë e të dëmtuarës- tani të ndjerës L.M”, thuhet në deklaratën e gjykatës.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese