Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“I shikon ato numrat mbi kuti?”, Hoxha: Ngarkesa po vononte të peshohej pasi te ato kuti kishte...

Shkruar nga Newsbomb
“I shikon ato numrat mbi kuti?”, Hoxha: Ngarkesa po vononte të

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje të reja lidhur me sekuestrim e 400 kg kokaine në Lipjan të Kosovës, pasi kaloi tranzit nga Durrësi.

Ai tha se sasia 400 kg rrugës bëhet 1.2 ton pasi trefishohet dhe maksimalisht mund të kapi vlerën e 120 milionë eurove.

Lidhur me vonesën e procesit të peshimit të ngarkesës, Hoxha tha se kutitë kishin gjurmë gishtash dhe ndaj po bëheshin ekspertimet e nevojshme.

Hoxha: I shikon ato kutitë me numra. I ka vënë oplicia sepse aty ka gjurmë gishtash. Ndaj u vonua dhe procesi i peshimit. Në bazë të ambalazhimit ti kupton sa grupe janë të përfshirë në atë ngarkesë. Që secili grup të marri të vetën. Ka pasur raste që në një ngarkesë kokainë nuk ka qenë e të nejtës cilësi. Fakti që vinte nga Brazili, grupet shqiptare e kanë përdorur Brazilin si tranzit, duhet të kalojë nga Ekuadori, kanalin e Panamasë ose nga poshtë Amerikës së Jugut. Grupet e kanë marrë nga Brazili apo Bolivia dhe e kanë sjellë në Europë. Autoritetet e Kosovës meritojnë një bravo. Kjo sasi shumëzohet me 3, sepse shtohet pasi është shumë e pastër. Ajo shkon në 40 milionë euro, ajo sasi që u kap, por shtohet gjatë rrugës dhe bëhet 40x3, domethënë 120 milionë euro. Ky kontenier ka ardhur në 5 maj këtu. Ka pasur mish se ne marrim shumë mish nga Amerika e Jugut. Është mbajtur në mbikqyrje nga policia. Kosova është vend tranzit, është kthyer në bazë tani.

Lexo edhe: 400 kg kokainë në Kosovë, dalin EMRAT e të arrestuarve, Artan Hoxha: Ishte e pastër si kristali, e kalon 92%. Destinacion kishte…

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll