GJKKO ka përfunduar hetimin dhe ka nisur për gjykim dosjen e ish-komisarit Leonard Palushi, i cili akuzohet për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike’’.
Nga hetimet ka rezultuar se, në vitin 2020 Leonard Palushi ka qenë efektiv i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Elbasan ku ka ushtruar detyrën e Shefit të Sektorit për Hetimin e Krimeve.
Leonard Palushi, i transferuar nga Elbasani në Lezhë, akuzohet se ka bashkëpunuar me bandat kur ishte në Elbasan dhe ka ndikuar qëllimisht në devijimin e hetimeve në rrugë të gabuar për një ngjarje kriminale.
Gjatë ushtrimit të detyrës së tij, i pandehuri Palushi ka krijuar raporte me të hetuarin Erjon Alibeajn dhe ka marrë tërthorazi prej tij perfitim te parregullt. Në hetime ka rezultuar se ai ka marrë një makinë nga Alibeaj, në këmbim që të dekonspironte operacionet e policisë.