Jasir Asani ka fituar simpatinë e gjithë shqiptarëve pas paraqitjeve të jashtëzakonshme me fanelën kuqezi. Mëngjërashi po shkëlqen në Korenë e Jugut me skuadrën e Gëangju duke qenë më i mirë në formacionin korean. Ai duket se mban lidhje edhe me njerëz të njohur të shoëbizzit shqiptar, teksa së fundmi ka surprizuar Rigels Rajkun.
I njohur me emrin artistik Noizy, Jasiri i ka dhuruar një fanelë të Kombëtares. Teksa ndodhet në Korenë e Jugut, Asani i ka dërguar në shtëpi këtë dhuratë simbolik. Noizy nuk ka ngurruar ta shpërndajë me fansat në rrjetet sociale.
“Faleminderit kampion, Jasir Asani”, shkruan këngëtari në diçiturën e postimit të bërë në Instagramin e vet.
Kujtojmë që Jasir Asani ishte një nga futbollistët më të mirë të kuqezinjve në fitoren 2-0 kundër Polonisë duke arritur të realizonte edhe një supergol nga distanca.
Postimi i Jasir Asanit