Duket se fenomenit "Luiz Ejlli" nuk i ka shpëtuar as Jasir Asani. Futbollisti i Kombëtares ka komentuar në profilin e këngëtarit të njohur, që tanimë është mjaft i dashur për publikun shqiptar, pas pjesëmarrjes në Big Brother VIP.
Ka mjaftuar një foto e Luizit dhe menjëherë, Asani ka lënë komentin e tij duke shprehur në një farë mënyrë konsideratën për të. Teksa shfaqet i qeshur, mëngjërashi i shkruan: "Mbret", duke i lënë emoji kurorë.
Kujtojmë që Jasir Asani është kryefjalë e çdo media në vend pas supergolit të tij ndaj Polonisë. Shkupiani tërhoqi edhe vëmendjen e Luizit që në ditën e ndeshjes e përshëndeste. E mesa duket sot Asani nuk ka ngurruar duke i kthyer menjëherë "qokën".