Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
2.1kmh
0 %
Pre
21 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
35 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

I sëmuri arratiset nga Spitali Psikiatrik në Tiranë, alarmojnë familjarët: Është i rrezikshëm!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një person me probleme mendore është arratisur ditën e djeshme nga Spitali Psikiatrik i Tiranës.

Bëhet me dije se ai është Aleksandër Hoxhaj, ndërkohë që familjarët kanë ngritur alarmin, pasi thonë se ai është i rrezikshëm dhe mund të lëndojë këdo.

Familjarët e tij treguan në Report Tv se Hoxha u largua sapo i kishin hapur kartelën për shtrim, duke përfituar në një moment që doktorit i erdhi një person tjetër. Ata thanë se Aleksandri kohët e fundit kishte shfaqur shenja të dhunës, pasi kishte bërë sherr me një fqinj të tijin në Lushnje.

Sipas tyre, Aleksandër Hoxha ka ëpsuar një aksident kur punonte në Greqi. Ai ra nga kati i 5-të i një pallati dhe pësoi dëmtime të shumta, ndërkohë që ndarja nga gruaja dhe fëmijët e rënduan edhe më shumë situatën e tij.

Familjarët kërkojnë nga qytetarët që të kontaktojnë me policinë nëse e shohin, pasi 49 vjeçari është i rrezikshëm.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img