Hapësire reklamuese

Aktualitet

I sekuestrohet pasuria me vlerë 5 milionë euro supergrabitësit të Elbasanit Gentian Sharra

Shkruar nga Newsbomb
I sekuestrohet pasuria me vlerë 5 milionë euro supergrabitësit

Policia e Shtetit ka dalë në një konferencë urgjente për të dhënë detaje mbi superaksionin e zhvilluar mbrëmjen e djehsme nga RENEA në Elbasan, ku kërkohej Talo Çela, mirëpo u bë i mundur arrestimi i një tjetër të shpalluri në këkrim, Kelmend Xhaferrit.

Policia e Elbasanit ka bërë me dije se janë sekuestruar pasuritë me vlerë rreth 5 milionë euro të Gentian Sharrës dhe babait të tij, Mustafa Sharrës, të cilat janë vila, biznese dhe sipërfaqe të ndryshme toke në Elbasan.

Gentian Sharra është arrestuar në akuzën e grabitjeve me dhunë, ndërkohë që emri i tij doli në skenë pas dëshmisë së dhënë për SPAK nga Nuredin Dumani. Gjatë fjalës së tij, Çipa paralajmëroi se aksionet e policisë në Elbasan do të vijojnë edhe ditët në vijim, ku priten të arrestohen të tjerë shtetas të implikuar në botën e krimit

Njoftimi i plotë i Policisë:

Në kuadër të hetimeve pasurore për persona të dyshuar si anëtarë të grupeve kriminale, për pasuri dhe asete që dyshohen se i kanë burimet nga veprimtaria kriminale, bazuar në materialin procedural të referuar nga Drejtoria Vendore e Policisë  Elbasan në Prokurorinë e Rrethit Elbasan, gjatë vitit 2021 dhe në vijim, është finalizuar operacioni policor i koduar “Illegal assets” dhe është bërë sekuestrimi i pasurive në emër të shtetasve Gentian  Sharra dhe Mustafa Sharra.    

-Gentian  Sharra, 48 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë, me aktivitet kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, i dyshuar për grabitjen e një sasie të madhe parash në Rinas, si dhe i arrestuar në kuadër të operacionit policor “Golden bullet”.  
 
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, në kuadër të veprimeve hetimore, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 09.06.2022, ka caktuar masën e sigurimit pasuror “Sekuestro”, për pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme në pronësi të shtetasit Gentian Sharra dhe të babait të tij, shtetasit Mustafa Sharra. 

Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Elbasan, në zbatim të vendimit të Gjykatës, u sekuestruan: 

-1 vilë luksoze në lagjen Katund i Ri, Elbasan, biznes fason dhe tokë arë; 

-Truall dhe ndërtesë, me sipërfaqe 120 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronesi të Gentian Sharra; 

-Tokë arë me sipërfaqe 15680 m2  dhe ndërtesë me sipërfaqe 119.8 m2,  në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të shtetasve Mustafa Sharra dhe Gentian Sharra; 

-Tokë arë me sipërfaqe 3533  m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Mustafa Sharra dhe Gentian Sharra; 

-Pasuri tokë arë me sipërfaqe 4170 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Gentian Sharra; 

-Pasuri tokë arë  me sipërfaqe 4050 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Mustafa Sharra.

-Pasuri tokë arë me sipërfaqe 3533 m2, truall me sipërfaqe 208.1 m2  dhe ndërtesë, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Gentian Sharra.

-Pasuri tokë arë me sipërfaqe 394 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Mustafa Sharra dhe Gentian Sharra.
 
Gjithashtu janë sekuestruar 4 automjete në pronësi të shtetasit Gentian Sharra dhe të familjareve të tij.
 
Vijon puna për evidentimin e të gjitha pasurive dhe për dokumentimin e plotë ligjor të tyre, në zbatim të ligjit Nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave prarandaluese kundër pasurisë”. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu