Tirana
scattered clouds
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
53 %
2.1kmh
40 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
31 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

I sekuestrohen 1.5 milion euro pasuri një gruaje në Fier, ish-burri i dënuar në ITALI me 14 vite burg; ‘kyçet’ restronati në Vlorë, dy apartamente dhe një Benz (EMRI)

spot_img

Lajme të ngjashëm

a6dd41968e856a5b01488e5d3aab1660

1.5 milion euro pasuri në pronësi të një 49 vjeçare nga Fieri, me incialet R.H (Z) janë sekuestruar nga Policia pasi dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e ish-bashkëshortit të saj, shtetasit Shaban Zenaj.

Policia njofton se, pas një hetimi disamujor, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit të koduar “Kuadrati”, si rezultat i të cilit u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, datë 26.11.2020, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të shtetases R. H.,(Z)., 49 vjeçe, banuese në Fier.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës u bë i mundur sekuestrimi i pasurive të luajtshme e të paluajtshme, ku vlera totale e pasurive të sekuestruara në Vlorë dhe Pogradec shkon rreth 1.500.000 euro, konkretisht:

  • Një bar restorant në Skelë, Vlorë;
  • Një apartament në Vlorë;
  • Një apartament në Pogradec;
  • Një automjet tip “Benz”.

Shumat e konfiskuara dyshohet se janë produkt i veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, për të cilën ish-bashkëshorti i saj, shtetasi Shaban Zenaj, i ekstraduar në Itali, është dënuar nga autoritetet italiane me 14 vjet burg.

Këto sekuestrime pasurore janë në kuadër të procedimit penal, ndaj shtetasit Shaban Zenaj, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Vijojnë hetimet dhe verifikimet për evidentimin e pasurive të tjera që mund të jenë në emër të këtij shtetasi dhe personave të lidhur me të.

Më shumë

spot_img