Tirana
clear sky
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
36 %
2.6kmh
0 %
Hën
34 °
Mar
39 °
Mër
42 °
Enj
41 °
Pre
41 °
E hënë, 26 Korrik, 2021

I sapo inaguruar, policia postblloqe në Bypassin e Vlorës, ndëshkon dhjetëra shoferë për shpejtësi tej normave (VIDEO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Janë kryer kontrolle intensive nga Policia Rrugore e Vlorës, në bashkëpunim me Njësinë Operacionale të Policisë Rrugore, për monitorimin e qarkullimit të automjeteve në Bypass-in e Vlorës, i cili është inaguruar vetëm pak ditë më parë nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Gjatë 48 orëve të fundit, shërbimet e Policisë Rrugore kanë konstatuar parakalime të gabuara, shpejtësi tej normave të lejuara, shkelje të semaforit dhe përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit.

Janë vënë në dispozicion radarë, dronë, alkooltestues, kamera, aparate fotografike dhe makina të paloguara në terren, për të bërë të mundur evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Janë ndëshkuar 54 drejtues mjetesh, për parakalim të gabuar; 44 për shkelje të semaforit; 51 për shpejtësi tej normave të lejuara; 53 për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit dhe 25 për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Apeli i policisë

Mos shpejtoni e mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, mos kryeni parakalime të gabuara dhe mos përdorni celularin gjatë drejtimit të mjetit, respektoni rregullat e qarkullimit rrugor që të arrini të sigurt në destinacion.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.   

Më shumë

spot_img
spot_img