Hapësire reklamuese

Aktualitet

I rritur jetim, Pëllumb Pipero rrëfen fëmijërinë e tij të vështirë: Nëna na ka vdekur, jam detyruar të punoj në fabrikën e tullave për të…

Shkruar nga Newsbomb
I rritur jetim, Pëllumb Pipero rrëfen fëmijërinë e tij

Doktor, Pëllumb Pipero është kthyer në një personazh mjaft të dashur për të gjithë shqiptarët. Pas shpërthimit të pandemisë së koronavirusit në vendin tonë, Pipero ka qenë personi i vetëm i cili qetësonte shqiptarët përmes këshillave të vazhdueshme që jepte.

Si rrallë herë Pipero ka dalë nga kornizat e mjekut dhe na ka lejuar të njohim një pjesë tjetër të tij, atë personale.

I rritur pa nënë dhe mes shumë vëllezër dhe motrash, Pipero së fundmi ka rrëfyer fëmijërinë e tij të vështirë.

Ai ka treguar se për shkak se ishin shumë fëmijë është detyruar që të punojë për të ndihmuar sado pak të atin.

“Kur isha i rri punoja me tulla. Për shkak se ishim shumë fëmijë dhe të ardhurat ishin shumë të pakta unë dhe vëllai im ishim të detyruar të punonim në fabrikën e tullave për shumë vite. Edhe gjatë kohës së fakultetit, ditën shkoja në fakultet dhe në fundjavë shkoja punoja përsëri në fabrikën e tullave. Nuk ka qenë e thjeshtë jeta për ne në atë kohë, kemi kaluar vështirësi të mëdha. Ne ishim shtatë fëmijë, nëna na kishte vdekur herët kështu që jemi rritur pa nënë dhe isha i detyruar të ndihmoja babain”, tha Pipero mbrëmjen e djeshme në “Kurthin e Piter Pan”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll