Hapësire reklamuese

Politikë

"I rrezikshëm për sigurinë kombëtare", Jorida Tabaku kundër vendimit për kompaninë shtetërore që do prodhojë pasaportat biometrike

Shkruar nga Newsbomb
"I rrezikshëm për sigurinë kombëtare", Jorida

Deputetja demokrate Jorida Tabaku shprehet kundër vendimit të qeverisë shqiptare për krijimin e një kompanie shtetërore për prodhimin dhe shpërndarjen e pasaportave dhe dokumenteve biometrike. VKM-ja është miratuar dje dhe gradualisht gjatë 2023 Aleat do e kalojë shërbimin te shteti.

Referuar vendimit të Këshillit të Ministrave, shoqëria aksionare financohet nga të ardhurat e veta nga ofrimi i shërbimeve dhe burime të tjera të ligjshme. Këto të ardhurat do përdoren për ushtrimin e veprimtarisë së saj.

"Pasaportat e shqiptarëve në duart e specialistëve patronazhistë! Ndërpreja e kontratës për prodhimin e pasaportave biometrike nga një kompani e njohur dhe krijimi i një kompanie shtetërore për prodhimin e tyre është vendim i papërgjegjshëm & abuziv.

Në kushtet kur të dhënat personale të ruajtura dhe mirëmbajtura nga qeveria shqiptare janë përdorur për qëllime elektorale; në kushtet kur sistemet e sigurisë janë treguar të dobëta dhe të pasigurta dhe pavarësisht investimeve të larta siguria e sistemeve është cënuar rëndë;

Në kushtet kur eksponentë të policisë janë akuzuar për lidhje kriminale; vendimi i qeverisë që ky shërbim të jepet nga shteti është i rrezikshëm për sigurinë kombëtare!

Ruajtja e këtyre të dhënave sensitivie, aftësia që në rrjet të mos penetrojnë persona me rekorde kriminale për të cënuar një nga sisteme që ka rezultuar deri më sot më i sigurti si dhe shqetësimi për përdorime elektorale ashtu si ka ndodhur më parë duhet të jenë tema debati", shkruan deputetja Jorida Tabaku.

Lexo edhe: Qeveria shqiptare krijon kompaninë shtetërore për prodhimin dhe shpërndarjen e dokumenteve biometrike

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.